Qytetarët i druhen manovrave me faturat e energjisë, zbresin këtë muaj, për të ngarkuar në tetor

Me afrimin e 1 tetorit, kur hyjnë në fuqi çmimet e reja të energjisë elektrike, konsumatorët familjarë janë në panik. Duke iu referuar faturave te muajve te veres ata thonë se ka pasur parregullsi, pasi nuk janë verifikuar në sahat  kilovatet e harxhuar.

Me ndryshimin e çmimit të fashës mbi 800 kwh, tashmë qytetarët shqëtësohen më tepër për faturën në fund të muajit. Këto janë disa nga rastet që RTV Ora ka ndjekur sot në një nga pikat e shpërndarjes së energjisë elektrieke.

Një kryefamiljar, vetë i pestë në shtëpi, i druhet manovrave që mund të bëjnë faturistetët e energjisë elektrike nga 1 tetori e në vazhdim. Duke iu referuar muajit që shkoi, ai thotë se i kanë shkruar më pak nga sa konsumon.

Qytetari: Faturisti nuk vjen të shohë matësin. Kilovatët ngelen e kur të vijë fasha e pësojmë ne. Unë jam 5 persona në familje, Ato lekë do më mbifaturohen në muajt e tjerë. Nuk vijnë të shohin sahatet.

Ndersa Fatmir Sada gjatë muajve të verës ka qenë jashtë Shqipërisë. Shqetësimi i tij lidhet me mbifaturim të energjisë elektrike.

Fatmir Sada: Në qershor, korrik dhe në mes të gushtit unë kam qenë në Itali. Jam mbi faturuar me 140 mijë lekë të vjetra. Nuk kam pse të paguaj mbi 1 mijë kilovat pa qenë në shtëpi asnjë ditë "

Ai pohon se në kushte normale, gjatë sezonit te verës nuk e tejkalon 3 000 lekë në çmimin e faturës së energjisë elektrike.

"Dy pleq jemi të dy invalid, kemi sobë me dru, panel diellor dhe nuk shpenzoj shumë me energjinë elektrike"

Enti rregullator energjitik, në mbledhjen e fundit të bordit drejtues, caktoi që sahatet do të shihen me përpikmëri në çdo 30 ditë. Kjo pasi qytetarët të mos tejkalojnë fashën mbi 800 kw/h dhe të faturohen me çmimin e ri.