Rama nuk tërhiqet: Amnistia fiskale do të bëhet. SHBA e BE i kanë në rregull punët e tyre
Edi Rama nuk tërhiqet nga legalizimi i parave në të zezë edhe pse BE dhe përfaqësitë diplomatike të tjera në vendin tonë e kanë kritikuar aministinë fiskale.
Madje kryeministri i ka thirrur të enjten (29 shtator) ne në zyrën e tij të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë për t’i bindur ata që kjo nisëm qeveritare nuk synon të amnistojë paratë e krimit.
Edi Rama: "Aministia fiskale do të bëhet. Ne nuk jemi askushi që ti privojmë shqiptarët nga e drejta e formalizimit, tua bëjnë ferrë jetën emigrantëve. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve"
Edhe pse është i vendosur për ta çuar deri në fund, kryeministri nuk e shpjegon se si një emigrant mund të fusë në territorin shqiptar nga një shtet tjetër një vlerë prej 2 mln euro të fituar me punë në të zezë nësë vendet e BE do t’i ketë kundër.
Edi Rama: "Qani hallin tim si do ia bëj unë?! Ju qani hallin sa do mëzitet BE e SHBA. Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull. Ne duhet të bëjmë punët në rregull duke bashkëpunuar me ta"
Shqipëria do të pranojë çdo qytetarë rus që nuk i binden presidenti Vladimir Putin për t’u rekrutuar në shtëpi.
Edi Rama: "Jane te mirëseardhur!"
Ndërsa Rama hap dyer për rusët kundër Putin, kryeministri nuk ka asnjë informacion se kush hyn dhe kush del nga institucioni që drejton. Madje as kur bëhet fjalë për ish-aletain e tij Tom Doshi.
"Se kush hyn e kush del në këtë godinë. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës, kështu që se kush hyn dhe kush del është mbase detyra juaj t’i përgjoni nuk është detyra ime t’i kontrolloj"
