Rritja ekonomike nuk kalon 3%, BERZH: Në Shqipëri kriza do ndihet edhe më shumë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri nuk do të kalojë 3% ndërsa thekson se kriza do të ndihet edhe më shumë nga sa pritet.

Në Shqipëri kriza ekonomike do të ndihet edhe më shumë nga sa parashikohet, është ky konstatimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Si një nga kreditorët më të mëdhenj të vendit, BERZH e rishikon me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë në projeksionet e vjeshtës, ndërsa do të rritet me 3% në vitin 2023.

Çmimet e energjisë, gazit dhe naftës kanë ndikuar në rishkim me ulje të rritjes së ekonomisë.

Teksa çmimi i gazit në Europë arrin afërsisht vlerën 2.5 herë më të larta se nivelet e një viti të kaluar, inflacioni në rajonet e BERZH arriti 16.5% në korrik.

Inflacioni si dhe minimizimi i furnizimeve me gaz nga Rusia, do mundësoj rritjen ekonomike me hapa të ngadaltë dhe në vitet e ardhshme.

Negative parashikohet rritja ekonomike edhe në vendet në zhvillim nëse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të përshkallëzohet.

Por për t’u ndalur në prodhimet e rajoneve të BERZH pritet rritje me 2.3%.

Ndërkaq kryeekonomistja e BERZH tha se keto janë periudha shqetësuese për vendet e Bankës Europiane për Rindërtim si dhe për shumë ekonomi të zhvulluara pasi dhe kosotoja ekonomike e luftës së Rusisë lundër Ukrainës po bëhet më e qartë për çdo ditë që kalon.

Nga kjo luftë parashikohet që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 30% këtë vit.