FRPD zgjedh kryetarin e ri/ 6 kandidatë në garë, Berisha: Vota bashkon të gjithë demokratët

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike dhe procesi do të zgjasë deri në orën 18:00.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në garë për kreun e ri të FPRD-së janë, Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për këtë forcë politike.

Sipas tij, vota bashkon të gjithë demokratët dhe e sotmja do të jetë një ditë bashkimi.

Në bashkitë Selenicë dhe Himarë janë me të drejtë vote 150 anëtar të rinj.

Në Lushnje pritet të votojnë rreth 250 të rinj.

Korçe - Pustec 326 anëtarë

Devoll - 380 anëtarë

Maliq -180 anëtarë

Pogradeci - 100 anëtarë

Kolonja - 164 anëtarë

FRPD zgjedh kryetarin e ri/ 6 kandidatë në garë, Berisha: Vota