I shpallur në kërkim për 205 rrënjë kanabis, në pranga 36 vjeçari në Skrapar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 08:57
Një 36 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Skrapar, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 205 rrënjëve kanabis, në vitin 2020.
Policia vuri në pranga shtetasin Ervist Lamçe, banues në Çorovodë.
"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", shtetasit E. L., sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar," njoftoi policia.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.