"Ke bërë lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje", revoltohet Rama: Mua s'më kap dot askush me para

Kryeministri Rama në një komunikim online me qytetarët reagoi i revoltuar ndaj një komenti të një qytetari i cili i tha se kishte bërë një lojë të dyfishtë me ndertimet pa leje duke i lejuar fillimisht e tani po i prish.

Qytetari: Ku ishit ju zoti kryeministër kur bëheshin ndërtimet pa leje? Kjo është "doppio gioco" (lojë të dyfishtë), në fillim i lejon të ndërtojnë dhe në fund ia merr.

Rama: Kjo është pa pikë logjike. Është të fyesh inteligjencën tënde kur flet kështu. Ça është kjo "doppio gioco"?!

I lejoj të ndërtojnë dhe pas


taj i marr për shtetit. Kjo s'ka kuptim. Nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ndodh sot për një arsye shumë të thjeshtë.

Sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para. Kështu që të tjerët pastaj janë fjalë, fjalë, fjalë. Faktet janë fakte.