"I keni rritur të gjitha", Rama: Shkojnë për mbulimin e një pjese të faturës së energjisë nga shteti
Kryeministri Rama duke iu përgjigjur një komenti me rritjen e madhe të çmimeve në vendin tonë deklaroi se është pikërisht kjo rritje që ka ndidhmuar në mosrritjen e çmimit të energjisë.
Të ardhurat që vijnë prej saj, shkojnë për të mbuluar një pjesë të faturës së energjisë së familjarëve.
Qytetari: Pse të rritësh energjinë kur ke rritur plot gjëra të tjera, që ti e di më së miri.
Rama: Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje të çmimit, krahasuar me ditët para krizës, kjo vjen si rezultat i faktit që ato lekët plus që dalin nga rritja e të ardhurave për rritjen e çmimeve përdoren për të kompesuar këtë diferencë.
Ju ka ardhur fatura e energjisë dhe shikojeni shënimin që ju kemi lënë aty.
Bëjeni atë shumëzimin që ju kemi thënë të bëni, midis çmimit që ju e paguani dhe çmimit real. Në atë diferencë qeveria shqiptare mbron çmimin tuaj. Ato të ardhurat plus përdoren për të mbrojtur çmimin e energjisë.
