Krizë energjetike por shkolla me drita ndezur edhe natën, Rama: Administrator energjie në të gjitha institucionet
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Tetor 2022, 09:12
Në një bashkëbisedim online me qytetarët kryeministrit Rama deklaroi se në çdo institucion publik do të vendoset një administrator energjie.
Qytetari: Jep urdhër për shkollat se dhe kur mbaron mësimi, nuk i fikin dritat, në Tiranë ke disa.
Rama: Kjo është shumë e vërtetë.
Ne kemi bërë gati planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha institucionet publike dhe ndërkohë Ministrja e Arsimit ka përgatitur dhe direktivat për të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore dhe për të gjitha shkollat që patjetër duhet ti kenë dritat e fikura kur mbaron mesimi me përjashtim të një drite emergjente."