Apeli mban 'peng' vulën e PD, Sula: Të hënën do i propozoj grupit parlamentar të protestojmë te gjykata
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, pjesë e grupit të Enkelejd Alibeaj, e cilëson si absurde faktin pse Gjykata e Apelit nuk shprehet për çështjen e vulës zyrtare të PD-së.
"Opozita duhet të dalë e bashkuar. Kam bindjen se do realizohet. Jam i vetmi deputet që kam thënë që nga dhjetori 2021 që kam thënë se rruga për të patur një zgjidhje është vendimi i gjykatës.
Fillon muaji i shtatë që Apeli nuk jep vendim.Një opozitë e përçarë është në interes të kësaj qeverie. Nuk më intereson fare se në krahun e kujt është por duhet të jepet përfundimisht ky vendim i formës së prerë".
Ai tha se të hënën do ti kërkojë grupit parlamentar, qoftë të Berishës apo atyre ku bën pjesë, që të shkojnë dhe protestojnë para gjykatës.
Qëllimi tha ai nuk është ti bëhet presion gjykatës, por heshtja po krijon idenë se ajo po përdoret politikisht.
"Të hënën do propozoj që gjithë grupi parlamentar të jemi te dera e gjykatës jo për ta intimiduar por që të japë vendimin përfundimtar që PD mos të jetë në agoni.
Nesër do ti bëj thirrje dhe Komisionit të Rithemelimit të jemi të gjithë bashkë te Apeli për ti kërkuar të japë vendimin. Interesi është i qeverisë që do ta mbajë zvarrë këtë vendim".
Por pse duhet të protestohet te gjykata, kur grupi i Alibeajt mund ta zgjidhë këtë çështje duke u tërhequr nga padia.
Sula jep këtë përgjigje:
"Jo, kjo nuk është rruga".
Sa bashkimit të palëve në PD, Dashnor Sula tha se nuk di mendimin e Sali Berishës, Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, por di vullnetin e të gjithë deputetëve, të cilët sipas tij kërkojnë bashkim për të mundur Edi Ramën.
"Të përçarë nuk arrojmë gjëkundi, të dy palët duhet të lëshojnë".
