Zjarri shkrumbon shtëpinë në Lushnje, pronari u njoftua në kafe se po i digjej banesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 21:03
Një banesë në Lushnje u shkrumbua mbrëmjen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Allkaj të Lushnjes.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një banesë, e cila ishte e lidhur dhe me dy të tjera nën një çati.
Fatmirësisht në një momentin e ngjarjes nuk kishte njeri në shtëpi por pranari i saj
Emiljano Cullhaj prej mbrëmjes së sotme do të jetë i pastrehë.
39-vjeçari jetonte i vetëm në këtë shtëpi.
Ai tregon se ka qenë në kafen e fshatit kur e kanë njoftuar se po i digjet banesa.
Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje arritën të shuajnë flakët, por pa mundur të shpëtojnë asgjë prej saj.
Sipas tyre shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.





