Sula në Ora News: Edhe PD e ka gjuhën të lidhur për katet shtesë pa leje, ka politikanë që sillen si biznesmenë

Sula pranon që dhe vetë opozita e  ka gjuhën të lidhur për të denoncuar ndërtimet pa leje dhe oligarkët sepse ka politikanë biznesmen.

Dashnor Sula: Unë kam folur para 5 muajsh për ndërtimet te Liqeni Artificial, doli Bardhi në seancë plenare që argumentoi për katet shtesë në Tiranë por ai del prapë rren e mashtron. Opozita e ka gjuhën të lidhur kur bëhet fjalë për katet shtesë, pa diskutim. Janë politikanë që kanë interesa. Politikanë të caktuar nuk sillen si politikanë, sillen si biznesmen kanë marrëdhënie me biznese. Ka si majtas dhe djathtas si dje edhe sot.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj deputeti Sula tha se në kohën e PD kishte tendera dhe PD merrte 10 për qind ndërsa PS merr 20, 30 e 50 për qind.

Dashnor Sula: Nëse në kohën e PD ka qenë ai 10 % që diskutohej për tenderat, sot e dimë të gjithë, 20, 25 për qind. Nëse në kohën tonë kushtonte një rrugë për 4 milion a 5 milion euro sot kushton 20 milion euro. 

Dashnor Sula: Në 2013 duhet të kishin shkuar prapa hekurave ministra, ish ministra drejtues të institucioneve të cilët kanë abuzuar me pushtetin. PS nuk bëri dosje për asnjë ministër. Shqiptarët gabuan që i dhanë votën Ramës dhe ata që e shitën votën.

Sipas tij nuk ndryshon sistemi duke bërë politikë, ndryshimi sigurohet vetëm nga drejtësia.

Dashnor Sula: Po të ishte bërë rotacioni do të kishte  me dhjetëra persona në hekura. Nuk bëhet ndryshimi me politikë. Ka një pjesë të politikanëve të korruptuar ekstremist. Elita politike e kapur dhe e lidhur me korrupsioni  dhe me ata që bëjnë korrupsion. Ndryshimi duhet të jetë presioni i madh te drejtësia. Shkuarja para drejtësisë e aferave dhe  dënimi i politikanëve të korruptuar.