Tiranë, përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e dytë të një pallati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 20:53
Një apartament në katin e dytë të një pallati në Tiranë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Lord Bajron".
"Ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç" njoftoi policia.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

