Rama bashkëbisedim online sot me qytetarët: Kemi lexuar shqetësimet tuaja dhe kemi zgjedhur më të “egrat”

Kryeministri Edi Rama do të jetë në një komunikim live në facebook sot për të diskutuar mbi komentet, shumica të egra, për heqjen e fashës mbi 800 kw.

"Takohemi pas pak LIVE këtu dhe duke ju falenderuar për shumë komente të këtyre ditëve të ngarkuara me shumë baltë, si edhe duke ju siguruar se pasi i kemi lexuar të tëra shqetësimet tuaja një për një, kemi zgjedhur më të “egrat” për bashkëbisedimin tonë, ju uroj një fundjavë të qetë"