"Për të qarë e për të qeshur", Sula për tërheqjen e Ramës nga rritja e energjisë: E tha mirë Berisha, merr vesh vetëm me forcë

Ashtu si kryetarët e dy partive kryesore të opozitës, edhe deputeti Dash Sula e sheh tërheqjen e Ramës nga rritja e çmimit të energjisë elektrike një frikë përballë qytetarëve në prang të zgjedhjeve.

I ftuar në Ora News përballë gazetarit Everest Dedaj ai i dha të drejtë Berishës, kur tha sot se Rama merr vesh vetëm me presion.

Në gjykimin e Sulës rritja e çmimit për konsumatorët familjarë që tejkalojnë 800 kilovat do të sillte trazira sociale dhe këtë Rama nuk e kishte në favor të tij.

Sula: Ky vendim është sa për të qarë dhe për të qeshur. Për të qarë është kur u nis, do kishte një impakt jashtëzakonisht negativ te qytetarët.  Nëse energjia do rritej, familjet shqiptare do kishin një problem të madh.  Por është për të qeshur me argumentet që Rama dha sot. Kemi të bëjmë me një njeri që mashtron ditën për diell dhe as nuk skuqet, as nuk zverdhet.

Rren dhe se ka fare për turp. U tërhoq se ka frikë, rritja e energjisë elektrike do jepte negativitet të madh. Frika e kryeministrit është se ka zgjedhjet përpara. Rama e ka të qartë që nuk e shtyn dot në këtë fort më. Nëse do ndodhte kjo gjë ai ishte i bindur se do kishte protesta të mëdha. U tërhiq se kishte frikë por pse rren dhe mashtron.E tha mirë zoti Berisha se ky njeri merr vesh vetëm me forcë. Tërheqje nga opozita ishte se ne e argumentuam.

Sipas tij, Rama njësoj mashtron dhe për shtesat e kateve pa leje në qendër të Tiranës.

Sula: Edhe për shtesat e kateve pa leje në mes të Tiranës. Si u bën 13 kate pa leje në mes të Tiranës? Është për të ardhur keq ky lloj delirimi.