Cilësi dhe standarde europiane, SHPPAT organizon konferencën e dytë për profesionet e mirëqënies dhe artit trupor

Shoqata SHPPAT ka organizuar konferencën e dytë për vazhdimin e aksionit për mbrojtjen e vlerave profesionale, etike dhe cilësisë sipas standardeve ligjore që zhvillohen në profesionet mirëqënies dhe artit trupor në vendet e BE.

Eksperienca gjermane, italiane dhe situata në Shqipëri.

"Është vijimi i aksionit për të implementuar dhe vënë në zbatim ligjin që një sallon i shërbimit të estetikës apo parukerisë, të mirëqënies dhe artit trupor të ketë me patjetër një mjeshtër. Është një nevojë e pashmangshme e tregut. Jemi shumë afër të vërtetës, realizimit dhe ky duhet të jetë lajm dhe për pjesën më të madhe të estetistëve dhe parukierëve që ushtrojnë veprimtarinë."

"Duam që edhe Shqipëria të ketë të njëjtat standarde me ato që kërkojnë në BE. Cilësia është primare për ne, prandaj jemi sot këtu. Kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të aplikuar si duhet rregullat europiane."

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri, përfaqësues nga Dhoma e Zejeve Gjermani, specialistë bukurie italianë, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, pëërfaqësues të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.