Nisma Thurje nesër protestë para bashkisë Tiranë për mungesën e ujit të pijshëm

Nisma Thurje paralajmëron një protestën ditën e nesërme, para bashkisë së Tiranës lidhur me mungesën e ujit të pijshëm.

Thurja pohon se Bashkia e Tiranës ka marrë mbi 120 milionë euro kredi me argumentin për t'iu ofruar qytetarëve 24 orë ujë të pijshëm.

Ndërkohë që qytetarët e Tiranës mbushin ujë ose në Dajt ose blejnë atë, duke shtuar se se vetë bashkia blen ujë të ambalazhuar për punonjësit e saj.

Thurje: Ditën e nesërme, datë 30.09.2022 "Nisma Thurje" do të protestojë përpara bashkisë së Tiranës për mungesën e ujit të pijshëm në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka marrë mbi 120 milionë euro kredi me argumentin për t'iu ofruar qytetarëve 24 orë ujë të pijshëm. Po ashtu, janë harxhuar miliona euro të mbledhura nga taksat dhe qytetarët vijojnë të mbushin ujë në Dajt. Një tjetër fakt absurd është se bashkia e Tiranës në katër vitet e fundit ka harxhuar 65 mijë euro për të blerë ujë të ambalazhuar për punonjësit e saj.