Korçë, "Benzi" përplas këmbësorin, 75-vjeçari nën kujdesin e mjekëve në spital

Nuk ndalen aksidentet në vend. Rreth orës 18:30 të ditës së sotme, në rrugën "Teli Samsuri" në Korçë, automjeti tip "Benz" që drejtohej nga shtetasi S. Q., rreth 42 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., rreth 75 vjeç.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.