Genocidi në Ruanda/ Financieri 80 vjeçar në karrige me rrota, në Hagë për krime kundër njerëzimit
Tribunali i Hagës ka çelur hetimet për një nga personat që dyshohet si financieri i genocidit në Ruanda, në vitin 1994. Vetëm në dy muaj, në Ruanda u vranë mbi 800 mijë banorë, duke tmerruar botën me brutalitetin e ngjarjes. Ai rrezikon burg të përjetshëm me akuzat që rëndojnë mbi të.
Është çelur në Hagë këtë javë gjyqi ndaj Felicien Kabugas, i dyshuar si financier i njërit prej krimeve më monstruoze në historinë njerëzore, genocidin në Ruanda.
Kabuga akuzohet si njeriu që financoi masakrën e rreth 800,000 njerëzve në Ruandë midis prillit dhe qershorit 1994.
"Njëzet e tetë vjet pas ngjarjeve, ky gjyq ka të bëjë me përgjegjësinë e Félicien Kabugas për të dhënë llogari për rolin e tij thelbësor dhe të qëllimshëm në atë gjenocid," tha prokurori i çështjes.
Kabuga u arrestua në Paris, në maj të 2020-ës, pas vitesh të tëra në arrati. Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë persekutim, shfarosje dhe vrasje.
Tashmë në moshën 80-vjeçare, në karrige me rrota, Kabuga do të përballet me akuzat dhe rrezikon burim të përjetshëm.
Kabuga njihet si biznesmen i fuqishëm ruandez dhe me lidhje të ngushta me elitën politike Hutu në pushtet. Ai drejtoi Fondin e Mbrojtjes Kombëtare, në të cilin ai dhe biznesmenë të tjerë kontribuan për të blerë armë dhe hanxharë për milicinë Hutu.
Sipas aktakuzës ai ka nxitur dhunë lavdëruar vrasësit dhe duke inkurajuar autorët që të vazhdojnë vrasjet.
Kabuga është deklaruar i pafajshëm dhe i ka përshkruar akuzat ndaj tij si "gënjeshtra".