Shpërthimet e gazsjellësave rusë, shkencëtarët: Katastrofë e madhe ekologjike

Shpërthimet në gazsjellësat rusë për në Evropë përveç përmasës politike, kanë edhe atë ekologjike. Shkencëtarët po studiojnë impaktin që do të ketë në natyrë çlrimi i mijëra tonëve metan. Ata thonë se situata e rrjedhjes masive do të vijojë deri në fundjavë.

Ndërsa Perëndimi ka nisur një hetim për të verifikuar se kush qëndron pas shpërthimeve të forta në tubacionet e gazsjellsave rusë drejt Evropës, shkencëtarët janë të shqetësuar për ekologjinë.

Janë me qindra mijëra metër kub gaz që tashmë po ndosin ujin dhe ajrin.

Metani është gaz serrë deri në 80 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit dhe po del në atmosferë nga tre pika në sipërfaqen e Detit Baltik, më e madhja prej të cilave është një kilometër e gjerë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shkencëtarët thonë se nëpër tubacione kishte një sasi qw varion nga 150 milionë metra kub deri në 500 milionë metër kub dhe rrjedhja deri më tani vlerësohet diku te 200,000 ton metan.

Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit vlerësoi se rrjedhjet janë të ngjashme si të hedhim 7.5 milion ton dioksid karboni në atmosferë.

Shkencëtarët presin që kjo rrjedhje masive të vijojë deri në fundjavë, e më pas të ketë ekipe të specializuara që do të zbresin poshtë në det për të parë nga afër situatën.

Së fundmi, Roja Bregdetare Suedeze gjeti një rrjedhje të katërt gazi në tubacionet Nord Stream nën detin Baltik.

NATO dhe Bashkimi Evropian thanë se rrjedhjet ishin shkaktuar nga "sabotazhi" dhe u zotuan të ndërmarrin veprime të forta për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane nën Balltik.