Pa telefona këtë dimër? Ndërprerja e energjisë për shkak të krizës mund të dëmtojë antenat
Dimri i vështirë mund të çonte në rrëzimin e rrjetit celular në mbarë kontinentin evropian. Ekspertët e telekomunikacionit thonë se Evropa nuk ka mjaft sisteme rezervë që do të përballonin ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë
Dikur e pa imagjinueshme, telefonat celularë mund të fiken nëpër Evropë këtë dimër nëse ka ndërprerje energjie ose reduktim të saj të cilat mund të shkatërrojnë rrjetet celulare në kontinent.
Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz përmes Evropës për shkak të konfliktit në Ukrainë ka rritur shanset e shkurtimit të energjisë.
Në Francë, situata është përkeqësuar nga mbyllja e disa centraleve bërthamore për mirëmbajtje.
Zyrtarët e telekomunikacionit thonë se kanë frikë se nga një dimër i ashpër do të vinte në provë të gjithë infrastrukturën e Evropës, duke i detyruar kompanitë dhe qeveritë që të zbusin ndikimin e energjisë ruse.
Sipas zyrtarëve, aktualisht nuk ka mjaft sisteme rezervë në shumë vende evropiane për të përballuar ndërprerjet e gjera të energjisë, duke rritur mundësinë e ndërprerjes së telefonisë celulare.
Vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Francën, Suedinë dhe Gjermaninë, po përpiqen të sigurojnë që komunikimi të vazhdojë.
Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomunikacioni dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin rreth 30 minuta për në drejtuar antenat celulare.