Studim i ri: Njerëzit, me prejardhje nga peshkaqeni që ka jetuar 439 milionë vjet më parë

Njerëzit kanë evoluar nga një peshkaqen që ka jetuar 439 milionë vjet më parë, pretendojnë studiuesit.

Shkencëtarët mendojnë se bisha e çuditshme mund të jetë paraardhësi ynë më i vjetër me nofulla.

Peshku, i quajtur Fanjingshania renovata ishte i mbuluar me pjesë kockore dhe me gjemba në pendët e tij.

Ai është rindërtuar nga mijëra fragmente të vogla skeletore të zbuluara në një varrezë kafshësh parahistorike në Kinën jugore .

Peshku ishte një anëtar i hershëm i gnathostomes moderne, që do të thotë "gojë-nofulla".

Ato përfshijnë dhjetëra mijëra vertebrorë të gjallë, duke filluar nga peshqit te zogjtë, zvarranikët dhe gjitarët.

Fanjingshania i përkiste një grupi të njohur si chondrrichthyans - peshq të tillë si peshkaqenë.

Ai jetoi para ndarjes midis peshkaqenëve më të hershëm dhe peshqve të parë kockor, një prejardhje që përfshinte përfundimisht njerëzit.

Por kockat e tij tregojnë prova të ndryshimeve të gjera që zakonisht lidhen me zhvillimin e skeletit te peshqit kockor dhe te njerëzit.

Një nga autorët e studimit, profesor Zhu Min, i Akademisë Kineze të Shkencave në Pekin, tha:

“Të dhënat e reja na lejuan të vendosim Fanjingshania në pemën familjare të vertebrorëve të hershëm dhe të marrim informacione shumë të nevojshme rreth hapave evolucionar që çojnë në origjinën e përshtatjeve të rëndësishme të vertebrorëve si nofullat, sistemet ndijore dhe shtojcat e çiftuara.”