Pamje e re e monumentit të “Hollivudit” për 100-vjetorin

Simboli i famshëm i Hollivudit, një nga monumentet më ikonike në botë, po rinovohet me rastin e ditëlindjes së 100-të vitin e ardhshëm. Shenja është krenaria e Los Anxhelosit dhe stacion i adhuruesve të filmit nga e gjithë bota.Pamje e re e monumentit të “Hollivudit” për 100-vjetorin

Monumenti i “Hollivudit”, një nga simbolet më ikonike në industrinë botërore të filmit mbush 100 vjeç vitin e ardhshëm. Ashtu si aktorët që kanë sfiduar kohën, edhe monumenti me nëntë germa që rrezaton në Tinseltoën, duket pothuajse njësoj prej dekadash. Por në këtë përvjetor, është menduar t’i jepet një formë e re.

"Shenja është krenaria e Los Anxhelosit dhe ne jemi të ngazëllyer që fansat në mbarë botën ta shohin këtë ndryshim për një 100 vjetor shumë të veçantë," tha Jeff Zarrinnam, kryetar i “Holly  Wood Sign Trust”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Puna për rinovim fillon javën e ardhshme, me një ekuipazh prej 10 vetash që fillimisht po lajnë me presion gërmat e mëdha, të cilat ndodhen në kodrën mbi kryeqytetin e filmit.

Shenja, një stacion për çdo adhurues të filmit ose turist që viziton Los Anxhelosin, fillimisht lexonte Holly  Woodland dhe u ndërtua si një reklamë për pasuritë e paluajtshme. Por në vitin 1949, ndërsa industria e filmit hyri në një epokë të artë,

Monumenti është riparuar gjatë dekadave, madje është rindërtuar në vitin 1978 ndërsa për herë të fundit është ndërhyrë në vitin 2012. Rinovimi do të marrë rreth tetë javë dhe është planifikuar të përfundojë më 1 nëntor.