Tragjedi/ Restoranti përfshihet nga flakët, digjen brenda 17 persona (VIDEO)
Të paktën 17 persona u dogjën brenda një restoranti në Kinë pasi ai u përfshi nga flakët.
Zjarri filloi rreth orës 12:40 në restorantin popullor Hongyu Xiaoyoubing në Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin.
Sipas kanalit televiziv shtetëror të Kinës CCTV, klientët ishin brenda restorantit gjatë orës së drekës kur filloi zjarri.
Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim ndërsa ajo ccka mbeti nga 17 viktimat u hoq nga ndërtesa e rrënuar.
Imazhet tregojnë tymin dhe flakët që dalin nga ndërtesa. Zjarri është shuar rreth orës 15:00 nga ekipet e zjarrfikësve.
Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.
Ngjarja ka ndodhur në zonën industriale Changchun Neë Area, e cila është një qendër e prodhimit të makinave, sipas një postimi në mediat sociale nga komiteti i saj i menaxhimit, shkruan Daily Mail.
