Dy milionë amerikanë pa drita/ Uragani Ian që ka goditur shtetin e Floridës ka dëmtuar linjat elektrike

Uragani Jan që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka lënë 2 milionë konsumatorë pa energji elektrike në Florida si pasojë e këputjes së linjave nga erërat e fuqishme që arrinin deri në 240 km/h.

Të paktën dy milionë qytetarë të shtetit të Floridës kanë ngelur pa energji elektrike për shkak të Uraganit IAN që ka përfshirë vendin prej disa ditësh.

Stuhitë dhe erërat e forta kanë shkaktuar shkëputje të linjave duke lënë 2 000 000 shtëpi dhe biznese pa drita.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Uragania Ian arriti pikun ditë më parë duke e rritur shkallën e rrezikshmërisë në nivelin e katërt dhe gradualisht po e humb forcën dhe aktualisht vlerësohet të jetë në kategorinë e parë.

Uragani ka arritur në Florida në mbrëmjen e së mërkurës me erëra në deri 241 kilometra për orë.

Ian konsiderohet se është një prej uraganeve më të fuqishme që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit.

Guvernatori i Floridës, republikani Ron DeSantis, ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për disa ditë të vështira.

Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 emigrantëve të cilët raportohet se janë zhdukur, pasi barka e tyre u fundos gjatë stuhisë.

Uragani Ian zbarkoi fillimisht në Kubë, ditën e martë, duke lënë dy persona të vdekur dhe ka dëmtuar rëndë rrjetin furnizues të energjisë elektrike.

Dy milionë amerikanë pa drita/ Uragani Ian që ka goditur shtetin Dy milionë amerikanë pa drita/ Uragani Ian që ka goditur shtetin