SHBA nuk do të njohë aneksimin "ilegal" rus të territorit ukrainas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2022, 08:06

Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin zonat e aneksuara nga Rusia në të gjithë Ukrainën, teksa Shtëpia e Bardhë i quajti referendume "të paligjshme" që u manipuluan nga Moska.
"Bazuar në informacionin tonë, çdo aspekt i këtij procesi referendumi ishte inskenuar m ë par ë nga Kremlini," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Ajo shtoi se Uashingtoni do të mbledhë kundërshtimin për njohjen e territoreve të aneksuara përfshirë dhe OKB, shkruan Sky News.
“Pavarësisht nga pretendimet e Rusisë, ky mbetet territor ukrainas”, tha ajo.