Gianni Infantino të mërkurën në Tiranë, do të takohet me Dukën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2022, 15:01
Vizitë surprizë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në Tiranë. Lajmin e bën të ditur RTSH që thekson se numri 1 i institucionit të futbollit botëror do të përurojë punimet që janë bërë në shtëpinë e futbollit shqiptar ku janë ndërtuar dy fusha me bar natyral.
Vizita e Gianni Infantinos është e dyta e kësaj rëdësie këtë vit pas asaj të numrit 1 të UEFA-s, Alexander Ceferin në muajin shkur, pak përpara zgjedhjeve në FSHF.
