Katar 2022, frikë për dënimin e femrave të dhunuara në ambjentet publike

Në Katar, një femër mund të shkojë në burg dhe rrezikon dënimin edhe nëse dhunohet në rrugët e vendit nga Lindja e Mesme. Alarmin e jep tabloidi “The Sun” që thekson se një gjë e tillë, edhe pse shumë ironike dhe deri diku e pakuptimtë, është e vërtetë.

Më shumë se 100 femra në vit në Katar shkojnë për procedim penal edhe pse dhunohen në ambjentet publike. Ligjet strikte me bazë islamike dënojnë gjithashtu marrëdhëniet seksuale mes çifteve të pamartuara dhe është pikërisht kjo pika ku të dhunuarat edhe pse bien pre e meshkujve pa dëshirën e tyre, rrezikojnë të kalojnë shumë kohë pas hekurave.

Ky rrezik ekziston edhe për të gjitha ato femra që do të vizitojnë Katarin gjatë Kupës së Botës që fillon në datën 20 nëntor. Sipas ekspertëve, Katari ka një histori të pasur me dënime ndaj femrave të dhunuara dhe sulmuara dhe ky mund të jetë një problem i madh edhe pse FIFA ka siguruar që nuk do të ndodhë asnjë skenar i tillë, madje ë dhuuarat do të marrin shërbim të plotë nga sistemi shendetësor nën Katar.