Abazoviç pro nismës së partive filo-ruse për shkarkimin e Gjukanoviç

Milo Gjukanoviç mund të shakkrohet nga Kuvendi malazez nga posti i kreut të shtetit. Nismën do ta mbështesë edhe Dritan Abazoviç edhe pse iniciativa vjen nga një parti që është financuar nga Rusia.

Kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi Dritan Abazoviç mendon se Kuvendi duhet të rrëzojë presidentin Millo Gjukanoviç dhe se partia që ai drejton URA do të votojë pro kësaj nisme.

Për shqiptaro-malazezin, Gjukanoviç ka mbajtur peng vendin për 30 vjet.

"Mendoj se duhet ta votojmë atë iniciativë, është një mesazh shumë i rëndësishëm politik. Ne kemi qenë peng i një njeriu për 30 vjet," tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas Kushtetutës malazeze, nëse presidenti do të shkarkohej nga Kuvendi, vendimi do të kërkonte miratimin e Gjykatës Kushtetuese së cilës i mungojnë 4 gjyqtarë.

Lidhur me këtë Abazoviç se vendimi i Kuvendit do të shërbente për të thyer hegjemoninë e Gjukanoviçit.

"A mund të funksionalizohet shkarkimi për shkak të Gjykatës Kushtetuese, kjo është një pyetje për avokatët, por mendoj se është një mesazh mjaft i rëndësishëm nëse ndodh. Për vetë faktin se procedurën po e kryen parlamenti me një shumicë legjitime, për mua është shumë domethënës," tha ai.

37-vjeçari mbështet idenë e zgjedhjeve të parakohshme, por sipas tij nuk duhet ta përcaktojë presidenti mbajtjen e tyre.

"Zgjidhja e krizës politike vjen me zgjedhje, por nuk do të jetë presidenti ai që do ta përcaktojë se kur do të mbahen ato zgjedhje, e vendos parlamenti se kur shkurton mandatin e Kuvendit," tha ai.

Koalicioni pro-rus Fronti Demokratik pretendon se mund ta shkarkojë presidentin Gjukanoviç në Parlament pa Gjykatë Kushtetuese e cila nuk mund të realizohet pasi Kushtetuta nuk e lejon.

Kujtojmë që sipas një raporti të inteligjencës amerikane Fronti Demokratik në të cilin gjenden edhe parti pro-serbe është vërtetuar se ka marrë para nga Rusia.