Vihen 3 mije euro shpërblim për të gjetur njeriun që shtypi kotelen me këmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2022, 09:07
Organizata e mbrojtjes së kafshëve “Nimazome”, në qytetin e Selanikut, Greqi, kërkon burrin i cili shtypi me këmbë një kotele.
Ngjarja ndodhi në fund të gushtit, dhe denoncimi në polici u bë nga organizata “Nimazome”. Pamjet e rregjistruara nga kamerat e sigurisë bënë xhiron e rrjetit.
Organizata ka vendosur 3 mijë euro shpërblim për atë që ndihmon në identifikimin e personit.
Pamjet tregojnë qartë burrin me një kapele të kuqe teksa ndjek macen, i afrohet dhe e shtyp me këmbë derisa ajo ngordh.
Tortura dhe vrasja e kafshëve është një vepër penale për të cilën parashikohet një dënim nga gjoba 50 mijë euro deri në 10 vite burg.
