Arkeologët egjiptianë besojnë se kanë gjetur më në fund mumien e mbretëreshës Nefertiti

Arkeologët besojnë se më në fund kanë gjetur varrin e humbur prej kohësh të një prej sundimtarëve më të famshëm të Egjiptit, Mbretëreshës Nefertiti.

Egjiptologu kryesor Zahi Hawass ka zbuluar se shkencëtarët kanë pasur një përparim të madh pasi zbuluan dy mumie të shtrira në Luginën e Mbretërve.

Ndërsa arkeologët janë ende duke pritur për rezultatet e ADN-së, ata besojnë se kanë marrë eshtrat e mbretëreshës Nefertiti dhe vajzës së saj Ankhesenamun, gruaja e Tutankhamun.

Hawass i tha gazetës spanjolle El Independiente: “Jam i sigurt se do të zbuloj mumien e Nefertitit brenda një ose dy muajsh”.

Hawass shtoi se nëse mumia rezulton të jetë mbretëresha Nefertiti, ata do të kryejnë skanime për të zbuluar bukurinë e vërtetë të monarkes, e cila raportohet të jetë legjendare.

Megjithatë, Hawass shpjegoi se pjesa më e madhe e historisë së lashtë egjiptiane është ende e panjohur pasi shkencëtarët nuk kanë zbuluar ende shumicën e mbetjeve.

Mbretëresha Nefertiti mbretëroi si mbretëreshë nga 1353–36 p.e.s, kur Egjipti ishte në gjendjen më të begatë, sipas Enciklopedisë së Historisë Botërore.