Rusi/ ‘Nazisti’ vret 13 persona në një shkollë
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri nga një burrë që mbante një bluzë me simbole naziste në një shtet të Federatës Ruse.

13 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një incident me të shtëna masive në një shkollë në qytetin Izhevsk në rajonin e Uraleve të hënën.
Autori i dyshuar i krimit kishte veshur një maskë skish dhe një bluzë me simbole naziste.
Zyrtarët thanë se ai është vetëvrarë ndërsa identiteti i tij po verifikohet.
Së paku 7 nga viktimat ishin studentë të shkollës numër 88 në qytet, e cila ka një popullsi prej 600 000 personash.
Dy rojë të sigurisë dhe disa mësues ishin gjithashtu të vrarë, Komiteti Investigativ tha.
Sulmi ka lënë 21 persona të plagosur, përfshirë 14 fëmijë.
Shkolla, ku ndodhi sulmi është evakuuar sipas ministrisë së arsimit.
Pamjet nga skena treguan studentët dhe mësuesit duke vrapuar nga ndërtesa, si dhe viktimat që transportoheshin në barela për në autoambulancë.
Fotot nga brenda klasave ku studentët u strehuan gjatë të shtënave janë bërë publike.
Izhvesk është kryeqyteti i Republikës Ruse të Udmurtia, pranë maleve Urale të cilat ndajnë Evropën nga Azia.
