Zelenski merr në mbrojtje ushtarët rusë: Ata që braktisin ushtrinë do të kenë mbrojtjen tonë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka ofruar garanci ushtarëve rusë që të dorëzohen tek forcat ukrainase, shkruan Sky News.
Në mesazhin e tij në mbrëmje Zelenski tha:
"Për çfarë po lufton Rusia? Çdo qytetar i Rusisë e di edhe nëse shumë nuk e pranojnë, ata e dinë me siguri se është Rusia ajo që sjell të keqen.
Ukraina premton tre gjëra për çdo ushtar rus që dorëzohet. Së pari, do të trajtoheni në mënyrë të qytetëruar, në përputhje me të gjitha konventat.
Së dyti, askush nuk do t'i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj, askush në Rusi nuk do ta dijë se dorëzimi juaj ishte vullnetar.
Dhe së treti, nëse keni frikë të ktheheni në Rusi dhe nuk dëshironi një shkëmbim, ne do të gjejmë një mënyrë për ta siguruar këtë gjithashtu", tha Zelenski.
Presidenti rus, Vladimir Putin, disa ditë më parë njoftoi për mobilizimin ushtarak në mënyrë që të forcohet pushtimi i Ukrainës.