Rusi/ Autori i masakrës në shkollë, ish nxënës. Në bluzë kishte simbolin nazist dhe një kapuç
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri nga një burrë që mbante një bluzë me simbole naziste në një shtet të Federatës Ruse, në qytetin Izhevsk në rajonin e Uraleve.
Policia mundi të identifikonte autorin e masakrës në shkollën me 1 mijë nxënës
Sulmuesi është identifikuar si Artem Kazantsev.
Ai ishte një ish-nxënës i shkollës. Mediat ruse kanë postuar video të cilat duket se tregojnë panik brenda ndërtesës ku ndodhën të shtënat.
Disa pamje tregojnë gjak në dyshemenë e një klase dhe një vrimë plumbi në një dritare.
Një video e postuar në internet nga komiteti hetimor tregon personin e armatosur të shtrirë i vdekur në dysheme i veshur me një bluzë me simbolin nazist dhe një kapuç.
A deadly gun attack at a Russian school in the city of Izhevsk A gunman opened fire inside a school in central #Russia, killing at least 13 people and injuring 20 others. The victims include at least seven children and two teachers. pic.twitter.com/asrLbiRm1Q
— Hindustan Times (@htTweets) September 26, 2022
Hetuesit po kontrollojnë vendbanimin e tij.
Izhvesk është kryeqyteti i Republikës Ruse të Udmurtia, pranë maleve Urale të cilat ndajnë Evropën nga Azia.