A mund të rikthehet ish-presidenti Tramp në Shtëpinë e Bardhë?

Akri Çipa studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një intervistë për RTV ORA tha se pavarësisht sondazheve që tregojnë pëlqim të lartë për Tramp ende është herët të flitet për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë.
 
Sipas tij zgjedhjet që do të mbahen në nëntor do të përcaktojnë dhe ecurinë e tij të mëtejshme.

Akri Çipa: Sondazhet janë pak të hershme për të gjykuar se çfarë do të ndodh në 2024. Vlen të theksohet se bazuar në raportet e pëlqyeshmërisë, Biden është në nivele të ulëta. Ka një përpjekje për ta pasqyruar këtë edhe në publik duke marrë në konsideratë që zgjedhjet do të mbahen në fillim të nëntorit. Do të përcaktojnë ecurinë në Kongres. Tramp ka një mbështetje të gjerë nga republikanët por nga elektorati i tij. Duhet parë nëse do të ketë një kandidim të Tramp, por mesa duket ka vendosur që të presë. Të gjithë njerëzit duket sikur presin përfundimin e zgjedhjeve të nëntorit. Tematikat do të ndikojnë për tu përfshirë në një platformë të tij në vitin 2024.