Papa u kërkon italianëve të mirëpresin refugjatët

Në fund të një meshe në ajër të hapur në qytetin e Matera Papa Françesku tha:

“Emigrantët duhet të mirëpriten, të shoqërohen, të promovohen dhe të integrohen. Le të ripërtërijmë angazhimin tonë për të ndërtuar të ardhmen në përputhje me planin e Zotit: një të ardhme në të cilën migrantët dhe refugjatët mund të jetojnë në paqe dhe me dinjitet.
Papa Françesku nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë për zgjedhjet, shton Lorenzo, por mesazhi i tij "tingëlloi me zë të lartë dhe të qartë".

Migrimi ka qenë një temë qendrore në fushatën elektorale të partive të djathta ekstreme, të udhëhequr nga lideri i Vëllezërit të Italisë, Giorgia Meloni, dikur tha se italianët duhet të "riatdhesonin emigrantët në vendet e tyre dhe më pas të fundosnin varkat që i shpëtuan". 

Papa shton:
Meloni… tha se nëse bëhet kryeministre, ajo synon të vendosë një bllokadë detare në Mesdhe për të ndaluar migrimin në Itali./The Guardian/