Rradhë të ngritura në kufirin mongolo-rus pas urdhrit të mobilizimit nga Putin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2022, 17:06
Radhë të gjata automjetesh janë shfaqur në vendkalimin kufitar midis Rusisë dhe Mongolisë, ndërsa njerëzit vazhdojnë të largohen pas urdhrit të pjesshëm të mobilizimit të Kremlinit, raporton Agence France-Presse.
Kreu i një postblloku në qytetin Altanbulag i tha agjencisë se më shumë se 3,000 rusë kishin hyrë në Mongoli nëpërmjet kalimit që nga e mërkura.
Radhët e njerëzve që mbanin pasaporta ruse u panë gjithashtu jashtë sportelit të emigracionit për kalimin kufitar, sipas një reporteri të AFP atje.
Thirrja ushtarake e Rusisë është krijuar për të mbushur ushtrinë e saj me qindra mijëra burra pas një vargu pengesash në luftën e saj shtatë-mujore me Ukrainën .
