Dramë për Kosovën, e humbet ndeshjen e Irlandës së Veriut në 8 minutat e fundit (VIDEO)
Ndeshje dramatike për Kosovën në Dublin të Irlandës së Veriut ku goli i avantazhit të përkohshëm të Vedat Muriqit nuk i mjaftoi Kosovës për të dalë me pikë nga transferta ishullore.
Ndeshje spektakolare në transfertë për skuadrën e Alain Giresse, e vlefshme për grupin C2 të Ligës së Kombeve ku Kosova mbetet në vendin e dytë me 6 pikë por rrezikon ta humbasë këtë pozitë në takimin e fundit kundër Qipros.
Pjesa e parë shumë e mirë për “Dardanët” që dominuan për shumë minuta vendasit e madje rrezikuan të kalonin në avantazh në disa raste por shpërdoruan ndërsa në të dytën pasi Muriqi kaloi në avantazh miqtë u mendua se sfida do të vijonte në dishezë për skuadrën e Giresse që pësoi fillimisht në minutën e 82 nga Whyte dhe në fund nga Magennis. 8 minuta të tmerrshmne për Kosovën që regjistron humbjen e tretë në Ligën e Kombeve.
