Real Madrid “pazar” në Milano, qëndërmbrojtësi i Interit i pëlqen Ancelotti-t

Inter nuk pranoi ta shiste te PSG për rreth 60 milionë euro dhe pas pak muajsh rrezikon ta humbasë pa arkëtuar asnjë qindarkë. Rinovimi i Milan Skriniar me klubin zikaltër nuk po vjen dhe nga kjo situatë mund të përfitojnë francezët që i premtojnë një kontratë faraonike porm kujdes, gjatë orëve të fundit është futur në orbitën e sllovakut një klub edhe më i madh.

Real Madrid po monitoron situatën nga larg dhe sipas “Mundo Deportivo”, klubi mbretëror është gati të hyjë në lojë për qëndërmbrojtësin e skuadrës së Simone Inzaghit. Është trajneri Carlo Ancelotti që e ka rekomanduar emrin e Skriniar te presidenti Florentino Perez.

Për momentin Interi vazhdon të kërkojë 70 milionë euro, shumë të cilën PSG dhe Real madrid nuk kanë ndërmend ta paguajnë duke ditur se në janar shtatlarti mund të hedhë firmën në kontratat e tyre për t’u larguar pëfundimisht nga Interi në 31 qershor kur i përfundon edhe kontrata.