“Trajnerët të jenë të guximshëm”, Selmani: Uzuni duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja
Si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë pasur një ditë të pafatë dje në sort.
Të dyja vendet kanë pësuar humbje në transfertat e tyre të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në emisionin “Ora Sport” në “RTV ORA”, Naim Selmani i konsideroi si të ngjashme disfata si për Kosovën dhe për Shqipërinë.
Sakaq veçoi Uzunin duke thënë se duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja.
Naim Selmani: Ka pasur interesim të jashtëzakonshëm për Kombëtaren e Shqipërisë, si gjithnjë. Është e pabesueshme sa ngjashmëri kanë pasur këto dy disfata si për Kosovën dhe për Shqipërinë.Të dyja erdhën prej defekteve. Te Shqipëria ishte befasues dhe i paimagjinueshëm impakti që pati Ajeti në lojë. Ajo që u befasova dhe që duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja, ishte inkuadrimi në lojë i Uzunit dhe ndryshimi drastik në fazën e sulmit, pavarësisht se ishte i lënduar. Vetë tha se luante me injeksione dhe përsëri dha maksimumin e maksimumit.
Martohet Shkëlzeni me Arminën! Foto nga dasma, Berisha i bekon
25 Shtator, 20:17
Selmani thotë se dy trajnerët duhet të jenë të guximshëm.
Naim Selmani: Të dy trajnerët duhet të jenë të guximshëm. Të mos ketë lojtarë që të mendojnë se i kanë pozicionet të betonuara. Duhet tu bëhet me dije që mund të zëvendësohën, pavarësisht se çfarë imazhi kanë.

