VIDEO/ Vërshëllima në momentin e Himnit Shqiptar në “Blooemfield Stadium”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2022, 20:51
Vërshëllehet Himni Kombëtar Shqiptar në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit ku djemtë e trajnerit Edi Reja kërkojnë suksesin për të synuar vendin e parë në grupin B2 të Ligës së Kombeve.
Në momentin kur skuadrat zbritën në fushë dhe u ekzekutua himni i kuqezinjve, shumë prej 29 mijë të pranishmëve në stadium krijuan zhurmë duke vërshëllyer.
Një situatë e pakuptueshme kjo edhe pse tifozeria vendase e bëri një gjë të tillë gjatë gjithë 5 minutave të para në çdo prekje të topit nga ana e skuadrës kuqezi.

