Myrto Uzuni i cilëson “foshnjarake” gabimet e lojtarëve kuqezi në ndeshjen me Izraelin

Myrto Uzuni deklaroi pas ndeshjes me Izraelin në “Bloomfield Stadium”:

“Nuk ndihem mirë sepse edhe te Granada kam luajtur me injeksione. Ky është futbolli, u ndëshkuam në fund dhe nuk jemi aspak të lumtur. Pas ndeshjes mund të flasim të gjithë por duhet të anallizojmë gabimet që bëjmë dhe mos t’i përsërisim sepse e pësojmë përherë kështu në fund.

Është një nga golat më të bukur që kam realizuar në karrierë por sot ndihem shumë i mërzitur sepse po bëjmë gabime qesharake. Vendimin për formacionin e merr trajneri, si unë si Broja duhet të japim më të mirën. Lojtari më në formë duhet të zbresë në fushën e lojës dhe nuk ka rëndësi se kush luan”.