Humbja e Kombëtares, Ilir Alliu: Katastrofë teknikisht, çorganizim total
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2022, 22:16
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Ilir Alliu në emisionin “Ora Sport” në RTV ORA komentoi lojën e mbrëmshme të kombëtars në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit.
Sipas tij loja ishte një katastrofë nga ana teknike pasi ekipi nuk arriti të shkonte me mendim te porta e kundërshtarit.
Alliu thotë se ishte një çorganizim total.
Ilir Alliu: Si ekip kombëtar a i bëri 3 pasa bashkë? Shkoi në një aksion me mendim te porta e kundërshtarit? Kjo është çorganizim total. Si mund të mos bëhet një ndeshje e organizuar futbolli. Kjo është katastrofë teknikisht.
“Po luanim me një ekip të barabartë me ne si ekip. “, u shpreh ai.
