Hysaj bën “mea culpa”: Duhet të reflektoj!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2022, 23:07
Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj e pranoi se ka një pjesë të madhe të fajit në humbjen e Izraelit dhe premtoi se do të kërkojë të mësojë nga gabimet për të ndryshuar dhe për ta ndihmuar sa më shumë Kombëtaren Shqiptare.
“Humbëm nga gabimet individuale dhe ky është problemi jonë. Kishim raste për të shënuar dhe për ta fituar ndeshjen. Nuk ka të bëjë shumë skema që kaluam nga mbrojtja me 4 në mbrojtjen me 3.
Nuk u ndjeva mirë në të dyja rastet kur pësuam. Kam shumë dëshirë për të dhënë dhe gaboj ndonjëherë dhe duhet të bëj edhe unë një analizë me veten time. Duhet të reflektoj dhe të jem gati për ndeshjet e tjera”.
