Rrezikon jetën në ringun e oktagonit, gjyqtari ndërhyn me vonesë (VIDEO)

Humbje e tmerrshme për sportistin e arteve marciale në UFC 285, Dante Schiro që rrezikoi madje edhe jetën. Pasi u rrëzua në kafazin e oktagonit në përballjen me Luca Polcit, ai humbi ndjenjat por i mbajti sytë hapur dhe u përmend pak pak çastesh.

Gjyqtari Brian Miner veproi me vonesë pasi nuk arriti ta kuptonte në kohë situatën ndërsa fansat e akuzuan atë për ngathtësi, duke i thënë se ai vonoi në ndërhyrje.

28-vjeçari u ndihmua menjëherë nga një ekip mjekësor duke evituar përfundimisht rrezikun ndërsa edhe Polcit shfaqi vështirësi në frymëmarrje.