Fansat e “Harley” në Durrës, spektakël motorësh në rrugë dhe festë me muzikë rock
Motorët për shumë njerëz në botë janë simbole të lirë dhe pasionit për të udhëtuar e jetuar.
Qindra motoristë të ardhur edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Durrës, për të festuar 15 vjetorin e Steel Wings Albania MC, një shoqatë me qëllim promovimin e sportit dhe turizmit.
Dhuruan spektakël ndërsa me rregullat që ndjekin kur udhëtojnë përshkuan rrugët kryesore të qytetit.
Përcollën edukatën e qarkullimit rrugor, tolerancën, dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të individit.
Më pas ishte koha e festës buzë detit në Shëtitoren Taulantia.
“Ky event me këto lloj përmasash është hera e parë që zhvillohet në qytetrin e Durrësit.”
Genc Burimi: Me marrëveshjen Serbi-Rusi është Italia që shënjestrohet
25 Shtator, 18:23
Të shumtë ishin edhe qytetarët që iu bashkuan për të shijuar performacat e disa prej grupeve dhe këngëtarëve shqiptar më të njohur të rrokut, muzikës që zakonisht shoqëron në udhëtime këta motoristë.


