Trump lë pas demokratët, sondazhet: Ish-presidenti më i pëlqyer se Biden dhe Harris

Pakënaqësia e amerikanëve për demokratët tejkalon sulmet politike dhe të organeve të akuzës ndaj ish-presidentit Donald Trump. Sipas një sondazhi të fundit republikani është më i pëlqyer se Biden dhe Zëvëndëspresidentja Herris.

As akuzat e fundit nga kryeprokurorja e Nju Jorkut Leticia Xhejms nuk e kanë ulur pëlqyeshmërinë e amerikanëve për ish-presidentin Donald Trump.

Një sondazh i fundit nga McLaughlin (Mek Loklin) ka nxjerrë në pah se 76-vjeçari është më i pëlqyeri ndër republikanët, madje edhe më shumë se presidenti Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris.

Rezultatet po përkeqësohen për demokratët për zgjedhjet afatmesme të nëntorit, ndërsa ato duken edhe më të favorshme për ish-presidentin Trump dhe mbështetësit e tij.

71% e republikanëve dëshirojnë që Donald Trump të kandidojë sërish në vitin 2024, ndërsa ish-presidenti i ka përshpejtuar planet për ta anunçuar zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Nëse Trump do të përballej me presidentin Biden, ai do të fitonte me 4% të votave para dhe me 9% kundrejt zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Sipas sondazheve, republikanët pritet të fitojnë shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit.