Alex Ferguson rrëfen futbollistin që e bëri për vete në vetëm 2 muaj
Alex Ferguson në librin e tij autobiografik të titulluar “Jeta ime”, ndalet në shumë detaje të pathëna të karrierës 30-vjeçarë si trajner dhe pasi skanon shumë lojtarë të Manchester United, ndalet tek një episod që lidhet me një emër jo shumë të njohur në ditët e sotme, Henrik Larsson për të cilin thekson:
“Në vitin 2007 blemë një lojtar aristokrat edhe pse për vetëm dy muaj. Në tetor, vëzhguesi i Man. United na bëri me dije se edhe pse në moshën 35-vjeçare, Henrik Larsson mund të jepte ende shumë dhe nuk duhej të luante në Suedi. Helsinborg ku ai luante, nuk dëshironte ta shiste por Larsson u bëri presion drejtuesve që të pranonin huazimin.
Përpara se të mbërrinte te Manchester ai ishte idhull për shokët e skuadrës dhe kishte një arsye. Edhe pse 35-vjeç, kishte dëshirë të mësonte si një fëmijë. Ndiqte me vëmendje çdo seancë stërvitore, dëgjonte me kujdes trajnerin dhe ishte i vëmendshëm ndaj çdo detaji.
Në stërvitje ishte i jashtëzakonshëm për sensin e orientimit që kishte. 3 golat që shënoi për ne nuk e japin idenë e kontributit të madh që dha për skuadrën. Në ndeshjen e fundit me fanellën e Man. United ne po humbisnim 2-1 në Middlesbrough por Larsson vraponte si një i çmendur dhe mbronte shumë. Kur u ul në stol, të gjithë lojtarët dhe stafi e duartrokitën. Ai la një shenjë të madhe në vetëm dy muaj me fanellën e kuqe.
Nëse një lojtar nuk bën punën që i takon, karizma e tij venitet për dy minuta por Henrik ishte i respektuar gjatë gjithë kohës që qëndroi te ne. Ishte një lojtar i lindur për United”.
