Wanda Nara e fiksuar pas futbollistëve, pas divorcit zbulohet historia me lojtarin 24-vjeçar

Ka një futbollist tjetër në jetën e Wanda Nara-s pas ndarjes nga Mauro Icardi. Mediat argjentinase zbulojnë se 36-vjeçarja po shoqerohet me mesfushorin e Boca Juniors, Martin Payero. 

Lojtari argjentinas ka lindur në provincën e Cordobas në vitin 1998 dhe momentalisht është huazuar te Boca Juniors nga Middlesbrough që zotëron kartonin e tij.

Nara u nda nga Icardi zyrtarisht pas një postimi të publikuar ditën e djeshme ku bëri me dije se çifti më i përfolur i Argjentinës ka vendosur t'i japë fund martesës pas 8 viteve.