Incidenti në Nju Jork, gazetari afgan i kërkon shpjegime Christiane Amanpour për refuzimin e shamisë
Vetëm dy ditë pas anulimit të intervistës me presidentin iranian për shkak se refuzoi të mbante shami gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour, u përfshi sot në një debat me një gazetar afgan jashtë selisë së OKB-së.
Gazetari afgan kërkoi shpjegime nga gazetarja e CNN në lidhje me incidentin me intervistën e anuluar me liderin iranian.
Dëshmitare e sherrit verbal u bë dhe gruaja e kryeministrit grek, Mareva Mitsotakis.
Gruaja e kryeministrit po merrte pjesë të premten në selinë e OKB-së, raporton Ant1, ku Kyriakos Mitsotakis foli më pas në Asamblenë e Përgjithshme.
Ndërsa Amanpour po transmetonte emisionin e saj nga atje.
Gazetarja e famshme e CNN anuloi një intervistë me presidentin iranian Ebrahim Raisi sepse nuk pranoi të mbante shami gjatë kohës që do fliste me të.
Ndërsa emisioni i saj mbaroi dhe ajo po largohej nga vendi i ngjarjes, një gazetar afgane filloi ta pyeste vazhdimisht Amanpourin për refuzimin e saj për të mbajtur shami.
Një diskutim intensiv pasoi me gazetaren, dukshëm të irrituar, e cila mbronte të drejtat e grave.
Dëshmitare ishte dhe Mitsotaki e shoqëruar nga ambasadorja e Greqisë në Uashington, Alexandra Papadopoulou.
Sapo Christiane Amanpour mori dijeni për praninë e znj.Mitsotakis, nxitoi ta përqafonte dhe të diskutonte incidentin.
