VIDEO/ Goditi me shishe e karrige 4 gra pasi një prej tyre e refuzoi, dënohet me 24 vite burg agresori

Një burrë që sulmoi fizikisht katër gra, pasi një prej tyre e refuzoi, pasi ky filloi ta ngacmonte është dënuar me 24 vjet burg në Kinë.
Chen Jizhi filloi të godiste gratë në një restorant, në qytetin Tangshan, në lindje të kryeqytetit Pekin.
Kur gratë iu kundërpërgjigjën, Chen dhe grupi i miqve të tij i sulmuan me shishe dhe karrige, duke i gositur me grushta dhe shkelma në kokë.
Gjykata tha se katër gratë pësuan lëndime 'të lehta', pavarësisht se dy prej tyre u dërguan në kujdesin intensiv dhe fotot që tregonin fytyrat e tyre të goditura dhe të mbuluara me gjak.
Sulmi brutal shkaktoi zemërim në Kinë dhe nxiti një debat kombëtar mbi dhunën e ushtruar ndaj grave.
Kamerat treguan të gjithë ngjarjen se si Chen duke hyrë në restorant rreth orës 2:40 të mëngjesit, shkon drejt një gruaje që që po hante me miqtë në një tavolinë pranë derës.
Ai vendos dorën e tij në kurrizin e saj dhe ajo e kap shpejt për dore për ta larguar.
Kalojnë disa sekonda dhe gruaja dëgjohet duke folur me të, ai shkon t'i vërë krahun edhe një herë para se ajo ta shtyjë përsëri - dhe ai i përgjigjet duke e goditur në fytyrë.
